Kros deklaronte tërheqjen, gjen ofertën e re dhe Kombëtaren

Mesfushori i Real Madrid së fundi është kthyer në Kombëtaren e Gjermanisë.Forma e mirë e tij rrit kreditet për zgjatje kontrate me madrilenët gjatë verës.

Kros më parë: “Mendoj se viti 2023 mund të jetë viti i duhur për të dalë në pension. Unë do të jem 33 vjeç, do të vendos nëse do të rinovoj për një apo dy vjet, është një mundësi. Por unë patjetër do të tërhiqem me fanellën e Real Madridit, 100%”.

Toni Kros donte të tërhiqej verën e kaluar, të paktën për qëllimet e tij. Në vend të kësaj, gjermani po luan edhe një tjetër sezon të mrekullueshëm me fanellën e Los Blancos dhe është e mundur që sikundër Modriç një vit më parë, do të ketë gjatë verës në tavolinë ofertën e radhës nga Flonetino Perez për rinovim.

Këto janë fjalët e Toni Kros gjatë grumbullimit me kombëtaren gjermane, (pas kthimit pas afro 1000 ditësh mungesë).

Rinovim me Real Madrid? Nuk ka asnjë problem me klubin. Do të shohim, do të flasim më shumë, do ta diskutojmë. Jemi ende në fazën e vendimmarrjes. Unë kam qenë te Real Madrid për një kohë të gjatë, nuk mund të ketë asnjë problem mes nesh, të dyja palët janë shumë të qetë. Sezoni po shkon mirë. Ne do të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!