Pas Benitez edhe Almeria shkarkon trajnerin, Pepe Mel e…
Pas largimit të Rafa Benitez nga Selta Vigo dje, një tjetër taknik largohet nga pankina e një ekipi në La Liga të Spanjës.
Me një deklaratë të shkurtër, Almeria njoftoi vendimin. Gaizka Garitano nuk është më trajneri i klubit të fundit në La Liga:
“UD Almería dhe Gaizka Garitano arrijnë një marrëveshje që i jep fund marrëdhënies. Klubi falënderon trajnerin për profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij si ‘kuqebardhë’ dhe i uron fat të mirë në ardhmen”. Në një njoftim të mëpasshëm për shtyp u bë i ditur emri i trajnerit të ri: është Pepe Mel, i cili ka nënshkruar deri në qershor.
Almeria nuk ka fituar ende asnjë nga 28 ndeshjet e ligës që ka luajtur deri më tani. Rekordi i Garitanos ishte 7 barazime dhe 12 humbje në pesë muaj. Ai kishte marrë detyrën nga Viçente Moreno.