Tçouameni: Mbape i Realit, në Spanjë flasin për madhështinë e tij

Kilian Mbape do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit për t’u transferuar te Real Madrid kur t’i skadojë kontrata. Lajmi nuk është ende zyrtar, por thashethemet po qarkullojnë prej muajsh dhe, pas njoftimit të lamtumirës së tij me PSG-në, edhe destinacioni duket gjithnjë e më i qartë.

Nga numri një i La Liga-s Tebas, e deri tek drejtuesit e klubeve të mëdha, të gjithë kanë bërë të qartë se ylli i kombëtares franceze do të vazhdojë të luajë në Spanjë.

Së fundi vjen konfirmimi nga një bashkëlojtar i kombëtares franceze.

Aurelien Tçouameni, mesfushori francez që luan për Real Madrid, ka deklaruar në një intervistë për Telefoot, duke iu përgjigjur një pyetjeje konkrete:

“Spanjollët me të vërtetë e dinë se çfarë lojtari është Kilian, ata e dinë se sa i fortë është ai. Çdo ditë, ata do të kuptojnë madhështinë e lojtarit”, duke lënë të kuptohet se kapiteni i Francës do ti bashkohet zyrtarisht Realit në verë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!