Fuente fton te Spanja dy 16 vjeçarë
Spanja rivali i Shipërisë në Euro 2024, ka thirrur për herë të parë mbrojtësin 17-vjeçar të Barcelonës, Pau Kubarsi, për miqësoret përpara Kampionatit Europian të kësaj vere në Gjermani.
Trajneri i ‘Furive të Kuqe’, Luis de la Fuente, ka shpallur sot 26 lojtarët e thirrur për ndeshjet kundër Kolumbisë në Londër më 22 mars dhe kundër Brazilit në Madrid më 26 mars.
Kubarsí është produkti më i fundit grupit Blaugrana. Mbrojtësi qendror u shpall lojtari i ndeshjes në debutimin e tij europian të martën, kur Barcelona eliminoi Napolin për një biletë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjithashtu është thirrur edhe 16-vjeçari Lamine Jamal, 16-vjeçari nga Barcelona, i cili tashmë ka debutuar dhe ka shënuar për Spanjën. Emrat e tjerë të rinj në grupin spanjoll janë ata të Pedro Porro (Totenham), Vivian (Athletik) dhe Sarabia (Uolverhampton).