Kukësi fiton me Laçin mes kontestimëve arbitrare

Abissnet Superiore, java e 27:

Kukësi- Laçi 1-0 (Beshiraj 52′)

Kukësi kaloi Laçin 1-0 me një gol të shënuar në startin e pjesës së dytë nga Mario Beshiraj. Përgjithësisht një ndeshje e dobët me kurbinasit më kërkues në pjesën e parë të takimit i cili u lujat pa tifozë. Ekipi mik pretendoi dy penallti në këtë pjesë por si kryesori Doda ashtu dhe drejtuesit e VAR, Myrtja dhe Xhaja nuk i konsideruan.

Kjo fitore mban gjallë shpresat e Kukëit për shpëtim ndërsa për Laçin bien këmbanat e alarmit me risk të lartë për të prekur fundin.

Ndërkohë sfida Dinamo- Siti- Teuta për shkak të kushteve atmosferike është shtyrë nga Departamenti i Garave në FSHF teksa po luhet dueli në Korçë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!