Fiton ndaj Skënderbeut, Vllaznia -2 nga kreu

Abissnet Superiore java e 27:

Skënderbeu- Vllaznia 0-1 (Balaj pen 71′)

Edhe njëherë Vllaznia edhe njëherë Balaj nga pika e bardhë e penalltisë për suksesin e radhës të kuqebluve dhe golin e 16-të të bombërit shkodran.

Ngjau këtë pasdite në stadiumin ‘Skënderbeu’ në duelin përmbyllës të javës së 27 apo të fundit të fazës së tretë. Mes interesimit në rritje në tribuna, Skënderbeu dhe Vllaznia dueluan fort duke dhuruar emocione, e mbajtur në ankth deri në fund.

Vendosi një penallti e dyshimtë e akorduar nga vetë gjyqtari Cjapi (e pa në VAR) për të shkuar më pas te goditja qëndrore e Balajt për 0-1.

Kështu, Vllaznia arrin të dalë me tri pikë nga Korça dhe tani qëndron e vetme në vend të dytë me vetëm 2 pikë më pak se Egnatia kryesuese. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!