Akti i fundit, Superiorja drejt konfigurimit final

  • Dinamo Siti-Teuta e prapambetur me shumë mundësi do të zhvillohet me datën 3 prill teksa në program janë ndeshjet e para të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Këtë fundjavë do të startojë java e parë e fazës së katërt Abissnet Superiore 2023/2024 përpara se të kalohet te ndeshjet e ‘Final Four’ dhe ajo Play Off (vendi i tetë ‘play out’ kundër sifdantit të pozicionuar i treti në Kategori të Parë ardhur nga faza play off e kësaj lige).

Sipas axhendës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, sfida e parë, ata që luajnë të shtunën, i përket duelit Erzeni- Laçi i cili starton në orën 14:00 dhe zhvillohet në Rrogozhinë.

Ndërkaq dy sfidat e tjera të ditës startojnë në orën 17:00. Në Durrës, Teuta takohet me Partizanin ndërsa në Korçë, Skënderbeu pret Egnatian.

E diela ofron dy përballjet e fundit duke nisur nga ora 14:00 me takimin Kukësi- Vllaznia e programuar për në orën 14:00 ndërsa pak më vonë derbi Tirana- Dinamo Siti që do të zhvillohet në ‘Air Albania Stadium’ në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Java e 28-të (e para e fazës së katërt)

Të shtunën:

Erzeni- Laçi 14:00 (në Rrogozhinë)

Teuta- Partizani 17:00

Skënderbeu- Egnatia 17:00

Të dielën:

Kukësi- Vllaznia 14:00

Tirana- Dinamo 17:00 (Air Albania)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!