Erzeni pret Partizanin, Tirana provë e vështirë në Elbasan

Java e fundit e fazës së tretë Abissnet Superiore në program për t’u luajtur sot dhe nesër, përkon me të 27-ën e këtij kampionati të 85-të Kombëtar, me plot dilema për renditjen.

Në Rrogozhinë zhvillohet dueli Erzeni- Partizani i cili nis në orën 14:00 me pritësit (Erzeni) i cili në kuadër të rëndësissë së ndeshjes, ka ftuar tifozerinë e tij të udhëtojë për ta ndjekur takimin falas. Nuk do të ketë anësorin Osmallrai (kartonë).

Ndërkohë të kuqtë teksa u eleminuan nga Kupa, janë tërësisht të fokusuar në kampionat. Megjithatë problemet mbetën prezet pasi Rrapaj edhe pse klubi pritej të paguante për rikthimin para kohe në fushë (i pezulluar me 3 ndeshje nga Disiplina), duket se viroza momentale e tij, nuk e ofron mundësinë ndaj Erzenit. Lajm i mirë për Shehin, riaftësimi i Skukës dhe Kekos. Mehmeti i dëmtuar, rikthimi pas një muaji…

Sakaq në orën 17:00 në “Elbasan Arena”, Tirana pret Egnatian e vendit të parë. Rrëshqitja e frikshme e bardhebluve (vendi i 6-të) me 4 ndeshje radhazi pa fitore (2 humbje dhe dy barazime), por dhe “ngadalësimi” i hapit të rrogozhinasëve me 5 ndeshje radhazi pa fitore në kampionat,e kthejnë këtë duel në një përballje mjaft delikate. Sidomos për Tiranën me organikë të cunguar teksa sot do vuajë edhe mungesën e Rimal Haxhiut.

Java e 27-të:

Sot:

Erzeni-Partizani 14:00 (në Rrogozhinë)

Tirana-Egnatia 17:00 (në Elbasan)

Të hënën:

Kukësi- Laçi 14:00

Dinamo Siti-Teuta 17:00 (në Durrës)

Skënderbeu- Vllaznia 17:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!