Partizani shkërmoq Erzenin, shënojnë të gjithë

Abissnet Superiore, Java 27:
Erzeni – Partizani 0-4 (Cara 17′ pen, Mba 31′, Atanaskoski 84′, Bintsuka 87′)

Sara Gjidiaj

Java e 27-të Abissnet Superiore nisi me fitoren e pastër të Partizanit ndaj Erzenit në shifrat 0-4. Dy skuadra me objektiva të ndryshme ku ajo kryeqytetase nuk zhgënjen dhe zhyt akoma më shumë shijakasit në krizë.

Vetëm pak nga starti i takimit akordohet penallti në favor të demave që kalojnë në avantazh pas ekzekutimit të saktë të Tedi Carës. Për të mbyllur me siguri këtë pjesë të parë është Mba që dyfishon shifrat në minutën e 31′-të duke përkthyer lojën e të kuqve në këtë rezultat të drejtë.

Nuk duket e dorëzuar skuadra e Deliallisit por mbetet e vështirë për ta të thyejnë Partizanin. E vetmja goditje për miqtë është dalja me të kuq e Prekës rreth 15 minuta para përfundimit të sfidës por edhe kjo superohet me sukses. Edhe pse në disavantazh numerik kryeqytetasit do të shënojnë edhe dy herë të tjera me Atanskoskin dhe Bintsuka për të vulosur përfundimisht 3-pikëshin.

Kështu, Partizani rikthehet përkohësisht në vend të dytë në pritje dhe të rezultateve që do ndjekin përballjet e tjera, ndërsa Erzeni nuk i ndahet zonës së rrezikut as këtë javë duke vështirësuar akoma më shumë pozitat në klasifikim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!