Vlerat/ Rrapaj i pari, ndjekin Fernando e Ujka, befason Arifi

Krahas arritjeve në planin kolektiv si skuadër, futbollistë të caktuar në Abissnet Superiore kanë njohur dhe njohin në kohë reale edhe vlerat e tyre të përkthyera në euro.

Vlera e klubeve dhe futbollistëve më të shtrenjtë 08/03/2024 sipas ‘Transfermarkt’:

Klube:

Paraprakisht Partizani si klub (i pari) me 6.45 milion euro. Egnatia 4.53 milion euro, Tirana 4.25 mil euro, Laçi 4.00 mil euro, Erzeni 3.73 mil euro, Dinamo City 3.68 mil euro, Vllaznia 3.65 mil euro, Kukësi 3.56 mil euro, Skënderbeu 3.38 mil euro dhe Teuta me 3.23 milion euro.

Futbollistë:

Sipas ‘Transfermarkt’ futbollisti më i vlerësuar aktualisht është Arinaldo Rrapaj me 650 euro mijë euro. Po te Partizani Guaje Maget ka vlerën e 400 mijë eurove.

Ndërkohë për të patur një tablo të plotë të futbollistëve të tjerë në skuadra të ndryshme, sjellim vlerat aktuale të më të vlerësuarve.

Fernando Medieros (Egnatia) kushton 450 mijë euro. Po ashtu te rrogozhinasit Sebastian Spahiu kap vlerën e 400 mijë eurove.

Te Tirana lojtari më i kushtueshëm i momentit është Erjon Hoxhallari me 350 mijë.

Nisur nga kjo renditje, Laçi prezantohet me Serxhio Ujka i cili ka për momentin vlerën 400 mijë euro.

Ekipi i radhës, Erzeni ka dy lojtarë me vlerën 250 mijë euro. Redon Mihana dhe Amir Kahrimanoviç.

Ndërkohë Dinamo Siti prezantohet me lojtarin e saj më të kushtuar. Ai është Ardit Tahiri me vlerën 300 mijë euro.

Vllaznia ka disa lojtarë që janë në kufirin e 250 mijë eurove. Portieri Qarri, Stojanoviç, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala dhe Ildi Gruda.

Në këtë renditje (sipas vlerave totale të vetë klubeve) vjen Mustafa Salami (Kukësi) me 275 mijë euro.

Skënderbeu prezantohet me Dean Liço vlera e tij 300 mijë euro. Në fund Teuta aty ku lojtari më i shtrenjtë figuron Ergis Arifi me 300 mijë euro./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!