Rikthehet Superiorja, Tirana pret Egnatian në Elbasan
Kupa e luajtur gjatë mesjavës, i’a lë vendin ndeshjeve të javës së 27-të (e fundit e fazës së tretë) të Abissnet Superiore dhe atyre të javës së 23-të të Kategorisë së Parë.
Në këtë pikë të garës të gjitha skuadrat janë në kërkim të objektivëve specifikë me Egnatian kryesuese dhe Kukësin që mbyll tabelën.
Superiorja do të jetë e ndarë në dy ditë. Filimisht të dielën dy supersfida në Rrogozhinë dhe Elbasan me duelet përkatëse Erzeni- Partizani dhe Tirana- Egnatia.
Të hënën tre ndeshjet e tjera: Kukësi- Laçi, Skënderbeu- Vllaznia dhe në Durrës, Dinamo Siti- Teuta.
Abissnet Superiore, java e 27: (e diel e hënë)
Erzeni- Partizani 14:00
Tirana- Egnatia 17:00 (në ‘Elbasan Arena’)
E hënë:
Kukësi- Laçi 14:00
Skënderbeu- Vllaznia 17:00
Dinamo Siti- Teuta 17:00 (në Niko Dovana’) /Sportiim.al/