Jorgji dha dy kartonë të kuq, shqiptarët ia dalin me sukses në nivele të larta

Ndeshje e vështirë për trupën e arbitrave shqiptarë të kryesuar nga Enea Jorgji në Amsterdam. Në sfidën e Conference League për 1/8-at ndërmjet Ajaksit vendas dhe Aston Vilës, elbasanasi ndërkombëtar u desh të nxirrte 7 të verdhë dhe dy kartonë të kuq.
Në fakt arbitrat shqiptarë pjesë e së cilës ishin veç Jorgjit dhe Denis Rexha, Ridiger Çokaj dhe Eldorjan Hamiti (i katërt), u vlerësua me notë të lartë për mënyrën e menaxhimit të situatave të krijuara që për hir të së vërtetes ishin të shumëta.
Kjo sfidë e parë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0./Sportiim.al/