Fitojnë thellë Liverpul, Roma, Milan e Marsejë, bie Olimpiakos

UEFA Europa Legaue dhe Conference League, luajtën sot në 18:45 dhe 21:00 ndeshjet e vajtjes në kërkim të çerekfinaleve.

Spikasin fitoret e thella të Liverpul ndaj Spartës së Pragës e cila në fund aktivizoi futbollistët shqiptarë Qazim Laçi e Indrit Tuci, ato të Romës ndaj Brajton, e Marsejës ndaj Vijareal etj.

Te Karabak u aktivizua në fund edhe Redon Xhixha. Me Leverkusen G. Xhaka u aktivizua në pjesën e dytë. Ekipi gjerman shmangu humbjen duke barazuar dy gola në 45′ e dyta për 2-2 final.

Shifrat teknikë të ditës:

Europa League, vajtje, play off (turi 1/16)

Karabak- Leverkusen 2-2

Roma- Brajton 4-0

Sparta Pragë- Liverpul 1-5

Marsejë- Vijareal 4-0

Milan-Slavia Pragë 4-2

Frajburg- Uest Hem 1-0

Benfika- Rejnxhers 2-2

Sporting- Atalanta 1-1 (luajtur të mërkurën)

Conference League, vajtje, play off (turi 1/16)

Olimpiakos-Makabi Tel Aviv 1-4

Ajaks- Aston Vila 0-0

Molde- Klub Bryzh 2-1

Sturm Grac- Lilë 0-3

Real Union-Fenerbahçe 0-3

Servete- Viktoria Plzen 0-0

Makabi Haifa- Fiorentina 3-4 (në Budapest)

Dinamo Zagreb- PAOK Selanik 2-0/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!