Reali kalon me vuajtje, Siti e zgjidh në 45′

Kualifikim me vuajtje për Real Madrid në të kthimit me Lajpcig. Madrilenët të nisur nga suksesi i takimit të parë 0-1, barazuan sot 1-1 në ‘Bernabeu’ por gjermanët e teknikut Marko Roze ishin mjaft pranë surprizës në kryeqytetin spanjoll.

Një traversë e Dani Olmos në fund dhe disa raste me Simons e Shlager mbajtën në ankth popullin e ‘bardhë’.

Për kronikë, Vinicius shënoi i pari për Los Blancos në të 65′, barazoi Orban në të 68′. Reali në çerekfinale.

Ndërkohë Mançester Siti përsëriti takimin e parë me Kopenhagë teksa fitoi në të dyja sfidat me danezët me të njëjtin rezultat 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!