Sobovale nuk është…Guindo
Me barazimin e djeshëm me Dinamo Sitin (1-1), Laçi i dërgoi në 11 barazimet e këtij sezoni (më shumë se të gjithë) dhe të 6-in radhazi në fushën e tij. Edhe pse skuadra nuk ka humbur, mungesa e pikëve ardhur nga këto ndalesa shtëpiake, e ka pozicionuar ekipin bardhezi në vend të 7-të me 29 pikë në 24 javë të Abissnet Superiore.
Në fakt, klubi afroi gjatë verës sulmuesin anglez Ronald Sobovale të cilin e mori nga Malisheva për të bërë njeriun gol të një klubi ambicioz dhe që kërkon gjithnjë ‘europën’.
26 vjeçari më herët kishte kaluar nga moshat e Çelsit në Angli, luajtur në Championship (Middlesbrough), aventurën në ligat gjermane ndërsa pas një dëmtimi të gjatë, kushuriri i David Alaba-s (Real Madrid), i’u bashkua skudrës nga Malisheva.
Te Laçi ai e nisi me vrull duke shënuar golin e parë të edicionit 2023/2024 ndaj Teutës (java e 1). Për t’u ngjitur në kuotën 7 golave në 24 javë. Shumë pak kur mendohet se majën e sulmit kurbinas këto vite të fundit e kanë udhëhequr goleadorë të vërtetë për më tepër fitues të ‘Këpucës së Artë’ shqiptare (Nuabueze, Guindo apo dhe Uzuni e Xhixha).
Sidoqoftë dje ndaj Dinamos (1-1) ai ishte shumë konfuz e i paqartë në kontrollin e topit…
Barazimet e Laçit nga 10 dhjetori 2023 e deri të shtunën 17 shkurt 2024.
Laçi- Tirana 2-2
Laçi-Kukësi 1-1
Laçi- Erzeni 0-0
Laçi-Teuta 1-1
Laçi- Vllaznia 1-1
Laçi- Dinamo 1-1/Sportiim.al/