Dy standarte me pytjen retorike/ Gol apo autogol?
Disa herë autorësia e golave ‘tjetërsohet’. Madje duke vendosur ndonjëherë edhe fate të ‘Këpucës së Artë’. Futbolli flet një ‘gjuhë’, atë të rregulloreve standarte të FIFA-s shpërndarë në të gjitha Federatat.
Megjithatë paradokset në gola të realizuar me të njëjtën formë shpesh iu ndryshon autorësia.
Vështroni:
Las Palmas-Real Madrid 1-2.
Havier Nunjoz në minutën e 53-të shënoi golin e parë të takimit ndërsa Las Palmas kaloi përpara. Topi i goditur nga lojtari vendas, u devijua nga Naço dhe përfundoi në rrjetë. Më pas Reali përmbysi me golin e Vinicius dhe Tçuamenit për 1-2 final.
Laçi- Dinamo Siti 1-0 (Kupë)
Në minutën e 52′ Ujka godet thuajse nga i njëjti pozicion me topin që devijohet nga Janku thuajse në mënyrë identike. Goli i Laçit u regjistrua si autogol i mbrojtësit blu.