Tre sfida, tre finale, Superiorja në hullinë e …pikëve

Abissnet Superiore për javën e 24 ka sot në program 3 ndeshje. Pas Teuta- Kukësi 1-0 dhe Partizani- Tirana 2-1 radha e dueleve Laçi- Dinamo Siti, Erzeni- Skënderbeu dhe Vllaznia- Egnatia.

Të gjitha këto përballje pritet të jenë të luftuara, pasi sikundër dje, të gjitha ekipet e involguara me këtë raund, janë në kërkim të pikëve maksimale.

Ndeshja e Laçit merr përparësi për vetë faktin se si vendasit e Josës ashtu dhe blutë e Mehmetit kërkojnë të futen në vallen e zonës Final Four.

Për më tepër, fitorja e kryqyetasëve do të bënte që 18 herë kampionët e Shqipërisë të mbërrinin Tiranën në vend të 4-ët (kanë dhe një ndeshje për të rekuepruar me Skënderbeun).

Paralelisht Erzeni pret në Rrogozhinë Skënderbeun aty ku shijakasit e kanë detyrim fitoren.

Ndërkohë Vllaznia e cila festoi dje 105 vjetorin e themelimit, do të takohet në Shkodër me Egnatian. Një supersfidë ku protagonizmi vështirë të parashikohet me të dyja skuadrat që po kalojnë momentin më të mirë futbollistik.

Sot:

Laçi- Dinamo Siti 13:30

Erzeni- Skënderbeu 13:30 (në Rrogozhinë)

Vllaznia- Egnatia 17:00

Luajtur dje:

Teuta- Kukësi 1-0

Partizani- Tirana 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!