PSG kalon Socedad, Lacio befason Bajernin, dëmtohet Hysaj

Champions League:

Lacio- Bajern 1-0

PSG- Sociedad 2-0

Elseid Hysaj e nisi si titullar duelin e Ligës së Kampionëve me Lacion në përballjen këtë mbrëmje me Bajern Mynih.

Megjithatë mbrojtësi kuqezi u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 59′ pasi më herët (54′) ai mori një ndërhyrje nga futbollisti bavarez Goretska duke rezultuar i papërballueshëm për shkodranin i cili në 2 shkurt mbushi 30 vjeç.

Ndërkaq në minutën e 69′ Lacio kaloi përpara në ndeshjen e vajtjes ndaj Bajernit. Karton i kuq për Upamekanon dhe penallti e shndërruar në gol nga Çiro Imobile.

Në sfidën tejtër për një vend në çerekfinale, PSG mposhti spanjollët e Sociedad teksa Mbape e Barkola shënuan në pjesën e dytë. Bileta zyrtare do të vijë pas ndeshjeve të kthimit më 5 mars 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!