Egnatia pret Laçin, Josa me dy mungesa

Egnatia- Laçi 13:30

Te sfida e parë e ditës, ajo që luhet në Rrogozhinë, vendasit e Edlir Tetovës janë tërësisht gati e të plotë. Largimi i Memollës (huazuar në Çindia në Rumani) nuk përbën aspak shqetësim pasi rrogozhinasit me përforcimet e fundit, konsiderohen të plotë.

Te kurbinasit edhe pse vijnë pas 7 ndeshjeve pa humbje, situata në rendimentin pikë lë për të dëshiruar. Katër sfidat e fundit të tyre në Laç janë të gjitha barazim (Kukësin, Erzenin, Teutën dhe Vllazninë).Josa edhe sot me dy mungesa si Uliam Kordiero Melo dhe Arlind Kurti.

Ky duel përpos supermacisë së Egnatias në tregues teknikë të dy viteve të fundit, do të shoqërohet nga prania e shumë futbollistëve vendas që më herët kanë veshur fanellën bardhezi.

Nisur nga kapiteni Renato Malota, mbrojtësit Abdurrahman Fangaj, Edison Ndreca, portieri Alen Sherri dhe së fundi mesfushori Sebastien Spahiu, me të shkuar të shkëlqyer te bardhezinjtë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!