Supersfida e Superiores, te Kukësi debuton Çela

Akti i 22-të i Abissnet Superiore nis sot me Kukësi- Tirana (13:30) aty ku në krye të stolit verilindor, do të debutojë trajneri Emiljano Çela. Më pas dy ndeshjet e tjera të ditës Partizani- Egnatia dhe Teuta- Skënderbeu.

E veçanta e javës lidhet me super duelin e parashikuar në Kompleksin ‘Partizani’ teksa në fushë (16:00) zbresin dy skuadrat më të mira të dy sezoneve të fundit.

Kukësi- Tirana (13:30)

Do të nisin dy skuadrat që kanë zhgënjyer së fundëmi. Kukësi, pas largimit të Nicës nga stoli, emëroi Çelën dhe pret zgjimin për t’i ikur fundit ,ndërsa te Tirana janë të fokusuar te tri pikët për të ruajtur zonën ‘Final 4’ e njëherazi dhe bërë autokritikë për atë humbje javën e kaluar me korçarët në shtëpi 3-4.

Te bardheblutë rikthehet Jonuzi por mungon Hoxhallari (pezulluar). Pa shtuar këtu largimin definitiv të Dokës (Ujpesht, Hungari) dhe pamundësinë e klubit pët të ktyer afrime gjatë sesionit të janarit.

Partizani- Egnatia (16:00)

Ndryshimet e shumta në elementë gjatë merkatos së janarit te klubet respektive dhe fizionomia e tyre në përqasjen direkte, një tjetër moment për t’u konstatuar. Dhjetë pikë diferenca mes tyre. Tregues i forcës dhe stabilitetit të ekipit rrogozhinas i cili vijon të kryesojë pa “mëshirë”.

Në anën tjetër të kuqtë e Orges Shehit. Ndonëse në 5 takimet e fundit kanë vetëm një fitore, sërish kampionët në fuqi mbetën pretendent kryesor për të ruajtur fronin e kampionit (kampionët në fuqi). Te Partizani ende mungon Binsuka, vuan një dëmtim Keko, Skuka jo 100% ndërsa Murataj ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Mikuliç afrimi i fundit jashtë planëve për këtë takim. Rikthehet mesfushori Mehmeti.

Ndërkohë te Egnatia nuk ka probleme fizike apo penalizime. Futbollistë si Fernando, Zejnullai, Spahiu, Aleksi, Malota etj në çdo rast janë determinantë në manovër.

Teuta- Skënderbeu (16:00)

Në dukje një tjetër supersfidë. Këtët herë planet e vendasëve janë të qarta pasi vetëm tri pikët i japin frymëmarrje skuadrës së Martinit. ledio Beqja ende në pikëpyetje ndërsa pjesa tjetër gati.

Korçarët pasi shokuan Tiranën javën e kaluar kërkojnë vijimësi edhe këtë javë. Ata hoqën mbrojtësin veteran Erlis Frashëri (iu bashkua Flamurtarit në kategori të Parë) teksa rikthehen dy të pezulluarit Ramos dhe Rabiu, Për kartonë mungojnë dy të tjerë Marko Alia (portier) dhe anësori Klevis Shaqe.

Ndërkaq, Laçi- Vllaznia dhe Erzeni-Dinamo Siti (në Rrogozhinë) luajnë të dielën me fillim orën 13:30./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!