Edicioni i dytë i “UEFA Goalkeeping B”, ja si mund të bëheni pjesë e kursit

Pas edicionit të parë të kursit “UEFA Goalkeeping B”, që rezultoi mjaft i suksesshëm e nga ku u diplomuan plot 30 trajnerë portierësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të këtij kursi. Departamenti i Edukimit në FSHF fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për të qenë pjesëmarrës në kursin e portierëve , që do të nisë më 4 mars 2024.

Kursi do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz) dhe do të jetë i ndarë në 5 blloqe dy ditore përgjatë 7 muajve të ardhshëm. Pjesëmarrësit në këtë kurs do të jenë trajnerë portierësh nga klube të ndryshme shqiptare, por edhe disa stafet nga ekipet kombëtare të moshave, të cilët do të kenë mundësi të marrin leksione nga emra shumë të njohur të fushës së trajningut të portierëve jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Europë.

Për t’u regjistruar në këtë kurs të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si vijon:

  • Diploma e Shkollës së Mesme ;
  • Licenca Uefa-C – minimalisht
  • Aktivitetin që ju ushtroni ( vërtetim nga ekipi);
  • Fotokopje e ID ose e Pasaportës.
  • Numër kontakti

Drejtoria Teknike kërkon nga të gjithë të interesuarit që të dërgojnë në mënyrë elektronike informacionin e kërkuar përmes postës elektronike në adresën: [email protected], si edhe përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 15.02.2024. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen. Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: [email protected].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!