Poçetino: Broja qëndron te Çelsi

Çelsi ka siguruar finalen e ‘Wembley’ me Liverpul për Kupën e Ligës. Trajneri: Broja si Kejn, nuk lëviz.

Poçetino vendos veton dhe paralajmëron se Armando Broja nuk do të largohet këtë janar nga Çelsi.

Poçetino:

“Të gjithë sulmuesit e mëdhenj kanë kërkuar kohën e tyre kur kanë qenë të rinj. Ata duhet që të gjejnë balancën e tyre. Por unë sërish mendoj se Armando Broja ka potencialin të jetë sulmues i jashtëzakonshëm. Procesi kërkon kohë.

Unë e krahasoj gjithmonë Brojën me Herri Kejn. Kejn shkoi në huazim te Lejton, Noruiç dhe u desh disa kohë derisa mbërriti momenti i tij. Në gjashtë muajt tonë të parë, Broja filloi të luante vetëm në dhjetor dhe në janar dhe atëherë nisëm të shihnim potencialin e tij.

Ka vuajtur një dëmtim të madh dhe është e vështirë. Dhe ne jemi te Çelsi, Broja po përpiqet, por njerëzit bëjnë krahasime me sulmues të mëdhenj si Didier Drogba apo të tjerë, kjo është gjithmonë e vështirë për një djalë të ri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!