Klop trondit klubin: Iki në fund të sezonit

Trajner gjetkë? Klop: “Ajo që di me siguri është se nuk do të drejtoj kurrë një klub tjetër përveç Liverpulit në Angli”

Trajneri gjerman Jurgen Klop i udhëhoqi Reds në një tjetër finale në Wembley pas barazimit 1-1 kundër Fulham në gjysmëfinalet e Carabao Cup të mërkurën. Liverpul po garon në katër fronte këtë sezon – Europa League, FA Cup, EFL Cup dhe Premier League.

Kjo fushatë mund të jetë e lavdishme për ta, por një lajm i trishtuar dhe tronditës erdhi për tifozët e Liverpul të premten. Klop ka vendosur të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit pas nëntë sezonesh në krye.

Si gjermani ashtu edhe ndihmësit e tij Pepijn Lijnders dhe Peter Krawietz, gjithashtu do të largohen nga Anfield sapo të përfundojë sezoni 2023/24 për të kërkuar një sfidë të re në karrierën e tyre.

Fjalët e Klop:

“Unë mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz në këtë moment, kur e dëgjon për herë të parë, por padyshim që mund ta shpjegoj”, filloi Klopp.

“Unë dua absolutisht gjithçka në lidhje me këtë klub, dua gjithçka në lidhje me qytetin, dua gjithçka për mbështetësit tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Unë dua gjithçka. Por që ende e marr këtë vendim tregon se jam i bindur. është ai që duhet të marr”, tha ai për ‘Liverpoolfc.com’.

Gjermani e udhëhoqi Liverpulin drejt titullit të parë të ligës në 2020-ën dhe lavdisë së Ligës së Kampionëve në 2019-ën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!