Eçeverri firmos me Sitin deri në 2028

Klubi anglez pagoi 16 milion dollarë për kartonin e argjentinasit.

Mançester Siti tani ka zyrtarisht një xhevahir të ri argjentinas. Klaudio Eçeverri është edhe me letra lojtar i skuadrës kampione në fuqi të Premier League dhe të Europës.

Talenti i River Plejt ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2028, por do të transferohet në Angli vetëm në janar 2025, kur do të ketë mbushur 18 vjeç. Ai do të qëndrojë në klubin e Buenos Aires gjatë gjithë vitit 2024.

Sulmuesi i ri ishte kapiten i Argjentinës në Kupën e Botës U17 në nëntor dhe dhjetor dhe shënoi një hat-trick në një fitore 3-0 në çerekfinale ndaj Brazilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!