Korabi-Kastrioti, ndeshja në dyshim prej borës

Me gjasë Korabi-Kastrioti do të spostohet në Vorë, pritet zyrtarizimi nga Departamenti i Garave në FSHF.

Stadiumi i Peshkopisë mbuluar nga reshjet e dëborës mund të jenë një arsye e madhe pse ndeshja Korabi-Kastrioti të shtyhet.

Dibranët sipas kalendarit do të presin të dielën Kastriotin për llogari të javës së 18-të të Kategorisë së Parë, mirpo pamjet e sotme të impiantit të vendasëve tregojnë qartë situatën e zbardhur, të shoqëruar me trashësi të borës me disa cm.

Ende e paqartë nëse punjonjësit e impiantit dhe vetë Bashkia Dibër do mund ta stabilizojnë terrenin. FSHF pritet të dalë me një vendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!