Poçetino: Nuk marrim sulmues, i kënaqur nga Broja
I pyetur për fjalët për një afrim të mundëshëm të një sulmuesi, trajneri argjentinas Poçetino siguroi se ishte i kënaqur me kontributin e dhënë deri më tani nga Armando Broja dhe Kol Palmer dhe se dëshironte të priste rikthimin e Nikolas Xhekson nga Kupa e Kombeve të Afrikës. si dhe ai i Kristofer Nkunkut nga dëmtimi i ri.
Në fakt, javët e fundit, emrat e Ivan Tonei dhe Viktor Osimhen janë lidhur me Çelsin, por edhe opsione të tjera si Serhou Guirasi, Santiago Gimenez dhe Benjamin Sesko.
Një vit më parë Çelsi ishte klubi që shpenzoi më shumë në afatin kalimtar të janarit por këtë herë duket se klubi pasur londinez ka vendosur të reduktojë shpenzimet.
