Laçi eleminon Dinamon, Kupa e thjeshtë për Tiranën e Partizanin

Kupa e Shqipërisë, edicioni i 72-të, vuri përballë skuadrat e Superiores dhe disa ekipe që erdhen në turin e 4-ët nga Kategoria e Parë.

Kryesfida u luajt në Laç me vendasit që mundën Dinamon 1-0 falë një goditje të Ujkës të devijuar nga Janku në fillim të pjesës së dytë.

Me ndeshjet me një takim, kaluan thjeshtë; Tirana, Partizani, Egnatia, por dhe Kukësi e Erzeni me dy skuadrat e fundit të cilat prenë biletën me mjaft vështirësi.

Dy duelet e fundit të këtij turi u luajtën në 17:00.

Rezultatet:

Laçi-Dinamo Siti 1-0

Egnatia -Lushnja 2-0

Erzeni -Bylis 2-1

Tirana-Korabi 3-0

Kukësi -AF Elbasani 1-0

Partizani-Apolonia 3-1

Vllaznia -Flamurtari 4-0

Teuta-Skënderbeu 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!