Tiranë jashtë ‘orbite’, Teutën e ndez Lloci

Abissnet Superiore:

Java e 20: Teuta- Tirana 2-2 (Lloci 79′,82’/ Lushkja 24′, Abazaj 50′)

Matias Lloci, shtatlarti i ri i Teutës, vesh spaletat e heroit në duelin e sotëm të luajtur në Durrës ndërmjet Teutës dhe Tiranës.

Brenda pak minutave teksa Tirana udhëhiqtë 0-2, futbollisti vendas shënoi dy herë duke fiksuar shifrat në 2-2. Një pikë e vyer për skuadrën e teknikut Martini e cila po me Llocin pati një mundësi të artë për ta fituar ndeshjen.

Tirana nga ana e saj bëri ‘vetvrasje’. Pasi shënoi me Lushkjen dhe Abazajn, skuadra bardheblu harroi se përballë kishte skuadrën që së paku këto vitet e fundit e ka mundur disa herë.

Në fund, Dokën e skuadrës kryeqytetase, nuk e mbajnë nervat dhe lë skuadrën me 10 futbolistë.

Ndërkaq në Kategori të Parë AF Elbasani mundi me vështirësi Korabin 2-1. Ndeshja ishte e vlfshme për javën e 17-të të nivelit të dytë futbollistik në vënd. Ndeshjet e tjera të javës luhen nesër./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!