Osmani para Erzenit: Pritet lojë e fortë, vendosin detajet

Vllaznia do të përballet nesër me Erzenin në Rrogozhinë në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Abissnet Superiore. Para këtij takimi, trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani ka dalë në konferencë shtypi.

Osmani:

Ndeshja kundër Erzeni? Të gjithë ne dëshirojmë një fitore, udhëtojmë për tri pikë. Ne kemi objektiv të qartë dhe kjo dihet. Këtë javë kemi punuar në analizën e Erzenit, teknikisht shumë i mirë dhe që ka qenë shumë aktiv në merkato. Pritet lojë e fortë, por kjo është e natyrshme për pozitën ku jemi. Me besimin e plotë shkojmë për fitore. Detajet në këtë sfidë do e vendosin fituesin.

Euforia? Ne kemi biseduar në këtë drejtim, sepse janë edhe 17 ndeshje dhe është herët për të qenë i sigurt në klasifikim. Mund të ndodhë gjithçka. Gjithmonë e kujtojmë situatën më parë, aty ku ishim për mos u rikthyer.

Afrimet? Çdo lojtar që vjen, vjen në bashkëpunim me drejtorin sportiv. Kemi qenë të detyruar të luajmë me lojtarë në mbrojtje që nuk është pozita e tyre e natyrshme. Kemi qenë të detyruar për një mbrojtës të majtë. Sala dhe Mala nuk janë në pozitat e tyre, por në vendet e veta japin më shumë.

Mungesa e Hakaj për kartona? Hakaj do luajë, klubi ka paguar gjobën.

Shkodran Mustafi, ka diçka të vërtetë? Bisedat janë, edhe unë kam biseduar me të atin e tij. Të presim këto ditë se çfarë do ndodhë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!