Partizani e nis me Teutën, Egnatia tri pikët e para…

Egnatia- Skënderbeu dhe Partizani- Teuta janë dy sfidat e sotme të javës së 19-të Abissnet Superiore.

Në Rrogozhinë, pjesa e parë e ballafaqimit të parë të ditës mes këtyre skuadrave u ndal te shifrat e bardhë 0-0.

Në të dytën Egnatia shënoi me penallti teksa Fernando në të 60′, i dha tre pikë skuadrës së tij.

Ndërkaq në orën 17:00 në ‘Kompleksin Partizani’ do të zbresin në fushë Partizani dhe Teuta e Durrësit. Dy ekipe me objetivë të ndryshëm pasi të kuqtë janë në ndjekje të kreut ndërsa Teuta kërkon pikët për t’u larguar nga vendi i fundit në tabelë.

Probleme për Mba, Bintsuka dhe së fundi Keko ndërsa me mundësi aktivizimi gjëndët afrimi i fundit te ‘Demat’ e sulmuesit Skuka.

Te Teuta e Edi Martinit kontigjenti duket gati ndërsa Ledio Beqja nga sot mund të konsiderohet i gatshëm (ka lënë prapa dëmtimin).

Dje Dinamo- Tirana 2-3 ndërsa java mbyllet nesër me takimet Laçi- Erzeni dhe Vllaznia- Kukësi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!