Kadriu rikthehet në Shijak, anësori kompleton repartin…

27-vjeçari u transferua gjatë verës së kaluar te Atyrau në Kazakistan, rikthehet aty ku u shfaq produktiv.

Erzeni duket i vendosur për të kompozuar një skuadër të konfiguruar në të gjitha dimensionet. Sot klubi në afërsi të Durrësit ka prezantuar tetovarin Florjan Kadriun.

Në fakt mesfushori anësor ishte pjesë e skuadrës së Erzenit edhe edicionin e kaluar teksa luajti në 49 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit duke shënuar 2 gola e dhënë 3 asiste.

Njoftimi i klubit:

“Sulmuesi Florijan Kadriu dhe drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni kanë rënë dakort që lojtari në fjalë të firmosë për një sezon me ekipin e futbollit Erzeni të qytetit të Shijakut duke u rikthyer sërish në gjirin e kësaj skuadre pas aventurës në Azerbaxhan me ekipin e Atyray.

Sulmuesi 27-vjeçar nga Kërcova e Maqedonisë shkëlqeu sezonin e kaluar me fanelën shijakase ku bashkë me shokët e tij të ekipit dhanë një kontribut të cmuar që shijakasit e Erzenit të ishin sërish në 10-të më të mirët e futbollit shqiptar.

Kadriu në pozicionin e tij në fushën e blertë të lojës luan në repartin e sulmit, dhe rikthimi i tij me fanelën shijakase është një vlerë e shtuar për trajnerin Alfred Deliallisi dhe stafin e tij.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!