Dëmtohet Bonifejs, shtang Nigerinë dhe Leverkusen

Lajm i keq për kryesuesit e Bundesligës, Bayer Leverkusen. Sulmuesi nigerian Viktor Bonifejs, (16 gola dhe 8 asiste në 23 ndeshje këtë sezon), pësoi një dëmtim të rëndë në kampin stërvitor të Nigerisë para se të startojë Kupa e Afrikës më 13 janar.

Sipas klubit gjerman, sulmuesi kërkon ndërhyrje të menjëherëshme kirurgjikale dhe me shumë gjasë shoku i skuadrës së Granit Xhakës rikthehet në skuadër pas 3 muajsh:

“Victor Boniface u dëmtua gjatë përgatitjes për AFCON2023, duke pësuar një dëmtim muskulor në zonën e sipërme të këmbës së djathtë. Ndërkombëtari nigerian do t’i nënshtrohet një operacioni në vijim. Ai pritet të kthehet në ekip me Bayer Leverkusen në fillim të prillit”, shkruan klubi gjerman./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!