Ish trajneri i Barcelonës, preferenca e Beshiktash

Në skenë për timonin e gjigandit turk ngjitet edhe rekordmeni Mircea Luçesku.

Beshiktash që pas largimit të trajnerit Senjol Gynesh nuk po zë karar me stolin e bardhezi. Së fundi, mësohet se klubi është i interesuar për trajnerin spanjoll Kike Setien.

Sipas Sportmediaset, klubi nga Stambolli e ka qarkuar ish teknikun që iku me polemika nga Barcelona në 2020 por ende nuk ka arritur marrëveshje me trajnerin spanjoll.

Në garë për stolin e skuadrës turke janë edhe Bruno Genesio, Xhovani van Bronckhorst dhe Mircea Luçesku, i cili e ka drejtuar klubin duke fituar titullin në vitet 2002-2003.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!