Belingam futbollisti më i shtrenjtë në glob, dyfishohet numri lojtarëve mbi 100 mln

Ylli i ri i Real Madrid dhe kombëtares së Anglisë, Xhud Belingam, me 267.5 milionë euro, është në krye të renditjes së Observatorit të futbollit CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive, me qendër në Zvicër e cila funksionon që në vitin 1995 si një sipërmarrje e përbashkët mes FIFA-s dhe Universitetit të Njushatel), me 100 lojtarët në botë me vlerat më të larta të vlerësuara të transfertave.

Belingam ka arritur të arrijë majat e botës së futbollit që kur veshi fanellën e Real Madridit, duke u bërë ylli i ri i madh i Los Blancos.

Me 17 gola në të gjitha garat, ai është golashënuesi më i mirë i tyre këtë sezon, duke dëshmuar gjithashtu se është një mesfushor i gjithanshëm që kryeson Ligën në disa kategori, nga golat dhe pasimet vertikale deri te topat e rekuepraur.

Anglezi i paraprin norvegjezit Erling Haland (Siti /251.2 milionë euro) dhe dy bashkëlojtarëve të tij brazilianë Vinicius (250.3) dhe Rodrigo (247.9), ndërsa top pesëshen e plotëson Bukaja Saka (Arsenal/223).

Sa i përket pesë ligave të tjera më të rëndësishme në Europë, Musiala (Bajern Mynih/152.4) kryeson renditjen e Bundesligës gjermane, Kvaratskelia (Napoli/115.3) Serie A, Kilian. Mbape (Paris Saint-Germain/106.2) për Ligue 1 franceze.

Krahasuar me vlerësimet e publikuara qershorin e kaluar, numri i lojtarëve me vlerë transferimi mbi 100 milionë euro është pothuajse dyfishuar (nga 20 në 39).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!