Superiorja afrohet me javën e 19-të, kalendari i detajuar

Pasi mbyllën dy fazat e para me ndeshjen e fundit të javës së 18-të Partizani- Erzeni 1-2 (24 dhjetor 2023), 10 skuadrat e Abissnet Superiore ndalën vrullin për të rinisur më 12 janar 2024.

Klubet janë përfshirë me merkaton të hapur zyrtarisht më 1 janar ndërsa vetë skuadrat janë duke u përgatitur që prej datës 3 janar në fusha të caktuara.

Megjithatë java e parë e fazës së tretë, ose e 19-ta në total, do të luhet shpejt. Të premten e 12 janarit nis Dinamo Siti-Tirana e cila do të zhvillohet në “Niko Dovana” të Durrësit.

E shtuna, sipas Departamentit të Garave në FSHF, ofron duelet: Egnatia-Skënderbeu dhe Partizani-Teuta. Ndërkohë të dielën Laçi- Erzeni dhe Vllaznia- Kukësi.

Sakaq, java tjetër, ajo e 20-të, do të zhvillohet një javë më vonë dhe e ndarë në dy ditë./Sportiim.al/

Kalendari i javës së 19 dhe 20 Superiore:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!