Partizani në Antalia, nesër dy seanca në ditë

Partizani pasi ka siguruar afrimin e Redon Ismailit nga Gjilani, në ‘erën’ Orges Shehi, e nis nga Turqia. Skuadra e kuqe ka fluturuar në Antalia për disa seanca të kësaj minifaze përgatitore teksa sipas postimit të klubit në rrjete ka planifikuar dhe dy teste miqësore me Nefti Baku dhe Volendam.

Nesër grupi i futbollistëve do të vijoj përgatitjet me dy seanca në ditë. 

Njoftimi:

“Ekipi nis përgatitjet në Antalia të Turqisë. Sot pasdite grupi i lojtarëve ka kryer edhe seancën e parë stërvitore. Në drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar programin e përcaktuar. Nga nesër ekipi do të vijoj përgatitjet me dy seanca të plota. Përgjatë qëndrimit në Antalia skuadra ka planifikuar edhe dy teste miqësore me azerët e Neftçi Baku dhe hollandezët e Volendam”, shkruan Partizani në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!