Partizani barazon me Volendam, Vllaznia viziton Laçin…

Merkato e varfër para se Superiorja të ristartojë me gjysmën e mbetur të sezonit. Në fakt kjo është dhe pjesa më e vështirë jo vetëm për klube të caktuara me buxhet të vogël por dhe e mediave sportive. Sidoqoftë Egnatia dhe Partizani duken më të avantazhuara.

Dy skuadrat e kreut kanë goditur disi…Të kuqtë janë shumë pranë zyrtarizimit të Skukës teksa kanë marrë më herët Ismailin. Po ashtu rrogozhinasit gjithnjë në kërkim të risive, afruan Gjatën dhe po ziejnë për të tjera lëvizje.

Ndërkohë Partizani po stërvitet në Turqi ndërsa Vllaznia në Ulqin. Demat kanë mbyllur pjesën e parë me Volendam në testin e parë të këtij viti 0-0 ndërsa në të dytën fillmisht kanë kaluar përpara me Luis Birçaj 68′ dhe më pas janë barazuar nga holandezët me Buth në të 72′.

Nga ana tjetër Vllaznia do të kthehet për testin me Laçin në shtëpinë e bardhezinjëve. Testi i parashikuar për të dielën në orën 13:30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!