Liverpul e nis 2024-ën me ‘bori’

Liverpul mposht Njukasëllin 4-2 dhe konfirmohet si lideri i vetëm i Premier League. Ngjau këtë mbrëmje në ‘Anfield’ me sfidën e vetme të parashikuar për këtë ditë të parë 2024-ës të ligës më të lartë angleze.

Të zotët e shtëpisë humbën mundësinë e artë për të ecur përpara ndërsa Salah në të 22′ shpërdoroi një penallti.

E dyta është e gjitha histori. Fillimisht egjiptiani shënon golin e parë në këtë takim në 49′-ën duke i hapur rrugë “batërdisë” së 5 golave të tjerë.

Barazon Isak në 54′ dhe më tej sfida spektakolare pasohet me golin e dytë të ‘kuq’. Kur luhej e 74′-ta, Xhons rikthen në avantazh skuadrën e Klop.

Për 3-1 mendon Gakpo në të 78′-ën. Botman shënon për miqtë në të 81′ ndërsa vulos rezulatin në 4-2 penalltia tjetër e goditur nga Mohamed Salah.

Pas kësaj ndeshjeje Liverpul udhëheq i vetëm me 45 pikë në 20 ndeshje ndërsa Qymyrxhinjtë’ vijojnë zhgënjimin e javëve të fundit duke mbetur te kuota e 29-të pikëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!