Dita e parë 2024, Liverpul pret Njukasëll në ‘Anfield’

Liverpul- Nukasëll do të jetë e vetmja ndeshje zyrtare e Premier League në ditën e parë kalendarike 2024.

‘The Reds’ të Jurgen Klop kryesojnë pas 19 javëve dhe një barazim apo fitore sot me ‘Qymyrxhinjtë” në krizë, do t’i vendoste liverpulasit të vetëm në krye (bashkëkryesojnë me Aston Vilën e cila ka luajtur një takim më shumë) të Premier Ligës.

E nëse niveli më i lartë i futbollit në ishull, ka sot në orën 21:00 një ndeshje për javën e 20-të, e fundit e kësaj xhirojeje zhvillohet nesër ndërmjet Uest Hem dhe Brajton (20:30).

Sidoqoftë sot në tokën angleze ka pafundësisht ndeshje në Championship dhe nivelet poshtë të cilat startojnë në 13:30 për të kulmuar më pas në orën 16:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!