Broja e nis titullar në…Kupë

FA Cup luajti sot shumë takime për turin e 1/32 duke mos sjellë shumë surpriza për skuadrat e Premier Ligës.

Njukasëll fitoi jashtë 0-4 me sandërland, Brajton po jashtë me Stoke 2-4 ndërkohë që Aston Vila nis njëherazi me Çelsin duke u përballur me Midellsboro.

Sidoqoftë lajmi i madh i mbrëmjes lidhet me sulmuesin kuqezi Armando Broja i cili kthehet me një fanellë titullari me Çelsin.

22 vjeçari i rikthyer pas dëmtimit të gjatë ka javë që merr minuta por pas pak (18:30) do të startojë ndaj Preston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!