Arsenal e mbyll me humbje, Totenhem e ‘lag’ në ‘Hotspur’

Në Londër, derbi Fulhem-Arsenal prodhoi surprizën e fundit në Premier Ligë ndërsa pas golit të Saka për Topçinjtë, kanë ardhur dy gola të vendasëve me Himenez dhe De Kordova- Reid.

Me peshën e rikthimit te fitorja skuadra e Mikel Artetës u përpoq me të gjitha mënyrat për të dalë së paku me një pikë por nxitimi para porte ndikuar dhe nga reshjet e shiut që mbuluan Londrën e pati të pamundur të mbërrijë te goli.

E kundërta ngjau te dueli tjetër i luajtur po në Londër ndërmjet Totenhem dhe Buornemuth. Të etur për gola dhe spektakël ‘Spurs’ sulmuan që në fillim dhe u shpërblyen me golin e Sarr në të 9′-ën minutë. Në vijim edhe pse u luajt ‘hapur’, askush nuk arriti të shkojë te goli.

Në të dytën teksa edhe në ‘Hotspur Stadium’. ndeshja u zhvillua nën pushtetin e shiut, vendasit ia dolën të shënonon dhe dy gola të tjerë me Son (71′) dhe Riçarlison (80′). Miqtë ngushtuan shifrat në të 84′ me Skot për 3-1 final.

Java e 20-të Premier League

Fulhem- Arsenal 2-1

Totenhem-Buornemuth 3-1/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!