Verstapen mbyll me trofeun e radhës, Botërori i F1 ul qepenët

Formula 1 mbylli sot botërorin 2023 në pisten e Abu Dabit. Tjetër sukses ipiloti holandez Mkas Verstapen i cili edhe pse iu desh të rekuperonte në fund ia doli të fitojë Çmimin e Madh e bashkë me të të shtojë numrin e podistit të parë me 19 arritje nga 22 të munëshme.
Sot ai la prapa Sharl Leklerk dhe Xhorxh Rasëll, duke dëshmuar se të gjithë janë gjithnjë pas tij.
Ndërkaq piloti i dytë në këtë botëror ishte sërish piloti tjetër i Red Bull. Meksikani Serxhio Perez i dha një tjetër sukses skuderisë së tij austriake. I treti u rendit mercedes i Luis Hamilton.