Godet Siti, marrëveshje me “Djallin e Vogël” argjentinas

Mançester Siti nuk mjaftohet vetëm me emrat aktualë të një grupi futbollistësh veshur me magji sportive. Mediat europiane raportojnë se kampionët më të rinj të Botërorit për Klube (Siti) kanë arritur të blejnë një nga talentet më të mëdhenj të Argjentinës, Klaudio Etçeverri të River Plejt.

Futbollisti i ri argjentinas konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të vendit të tij dhe është mbiquajtur “el diablito”.

Me një marrëveshje të ngjashme me atë që bleu Julian Alvarez dy vite më parë, tani Siti arriti të kapërcejë konkurrencën me Barcelonën dhe të blejë Etçeverrin 17 vjeç, duke dhënë shumën prej 25 milionë eurosh.

Në fakt, marrëveshja mes River Plejt dhe Sitit parashikon që futbollisti 17-vjeçar do të qëndrojë i huazuar te skuadra aktuale deri në vitin 2025 dhe pasi të mbushë 18 vjeç, do t’i bashkohet skuadrës së Guardiolës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!