Mbrojtësi kroat largohet nga Partizani

Nisi epoka ‘Shehi’ dhe tani vijnë lëvizjet e para. I pari që ndahet me të kuqtë është kroati Mateo Koçijan. Ai nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i kuq. Të dyja palët kanë vendosur të ndërpresin kontratën me mirëkuptim mes palëve.

Njoftimi:

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Mateo Kocijan. Mbrojtësi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

Partizani falënderon Mateo Kocijan për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!