Dita e parë e merkatos, Mbape ka në dorë fatin e tij

Sot me 1 janar 2024, hapi dyert dritarja e transferimeve dimërore. Klubet do të punojnë shpejt për të gjetur lojtarët më të mirë të mundshëm për të qenë konkurues në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Pika e nxehtë Kilian Mbape tani pret zgjidhje. Është vetë futbollisti i cili tani mund të negociojë me klubin e zgjedhur. Dhe Real Madrid mund ta presë deri më 15 janar për të vendosur.

Që nga viti 2022, telenovela Kilian Mbape me destinacion Madridin është bërë thuajse çdo ditë titull në gazetat franceze dhe spanjolle por jo vetëm.

Çështja filloi me një surprizë këtë verë kur sulmuesi francez njoftoi në një letër drejtuar PSG-së se ai nuk do të vazhdonte me klubin parisien deri në vitin 2025.

Qershorin e ardhshëm, Mbape do të jetë i lirë të angazhohet me klubin e zgjedhur prej tij. Sidoqoftë, Real Madrid ka një plan B në rast dështimi me Mbapenë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!