Tirana turpëron Egnatian, Partizani mbyll me Erzenin në ‘Air Albania’

Dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të Abissnet Superiore nisën me fitoren e madhe të Tiranës ndaj Egnatias në shifrat 0-5.

Ndërkohë në 17:00 do të mbyllin futbollin e luajtur elitar për vitin kalendarik 2023 Partizani dhe Erzeni. Të kuqtë vijnë në këtë takim me entuziasmin e fitimit të Superkupës së Shqipërisë ndaj Egnatias 1-0 (katër ditë më parë) dhe sot në Arenën Kombëtare kanë shansin ti japin ‘dushin’ e dytë rrogozhinasëve në..distancë.

Fitorja eventuale e Partizanit do të bënte që diferenca me tyre pas dy fazave të para të ndalej te dy pikë. Gjithësesi fillimisht ‘Demat’ lipset të thyejnë tersin e 6 barazimeve radhazi e pse jo të mbyllin vitin me fitore e t’ lënë Orges Shehit (trajnerit të ardhëshëm) një skuadër me moral sa më të lartë.

Në anën tjetër Erzeni kërkon revansh pasi ndeshja e parë mes tyre është mbyllur 1-2 (luajtur në Arenën e Demave’) ndërsa goli ndëshkues erdhi në të 89′ (Mensah). Te kampi shijakas paralelisht janë duke punuar që tani me merkaton pasi jo më larg se dje zyrtarizuan sulmuesin Komolafe.

Kjo ndeshje do të arbitërohet nga Silvio Dyrmishi. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!