Shehi te Partizani? E zyrtarizon drejtori…

Partizani do të luajë të dielën me Erzenin (17:00) për javën e 18-të Abissnet Superiore. Para kësaj sfide foli trajneri Abilaliaj teksa pasi foli për detajet e përgatitjes së Partizanit, zbuloi se tani Orges Shehi mund të konsiderohet trajneri i ri i të kuqëve.

 “Siç dhe ju e dini vazhdojmë t’i qëndrojmë planit që kemi bërë në nisjen e këtij projekti ka që në verë. Ditët në vijim kemi pasur akord total prej shumë kohësh me trajnerin.

Besoj që shumë shpejt do jetë dhe dita për të bërë zyrtarizimin. Kjo është në aspekt të dytë, sepse më e rëndësishme ndeshja nesër, kjo është ajo që duhet të kemi vëmendje maksimale. Gesi ishte projekt qe kemi filluar të punojmë që në 5 tetor dhe besoj  ditët në vazhdim do ta konkretizojmë”-tha Abilaliaj lidhur me këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!