Laçi dhe Kukësi ndajnë pikët, skuadrat mbetën në pozicone…

Abissnet Superiore, Java 18:
Laçi – Kukësi 1-1 (Sobovale 84’/ Rivas 1′)

Laçi dhe Kukësi e mbyllin me një barazim fazën e dytë dhe vitin 2023 në këtë javë të 18-të Abissnet Superiore. Në një sfidë mjaft të luftuar dhe me emocione, gjithçka u vendos në ekstreme.

Vetëm 30 sekonda nga vërshëllima e startit, Kukësi shpërtheu në festë pas golit të Rivas që gjeti në befasi bardhezinjtë. Këta të fundit nuk pajtohen me golin e pësuar dhe hidhen në sulm me forca të shumta duke ushtruar presion në gjihë fushën.

Disa gjuajtje potente të kurbinasve nga distanca me Kryeziun që për një çast kthehet në rrezik serioz por që gjen menjëherë përgjigjen e Tafas dhe me një pjesë të parë që mbyllet në favor të ekipit të Nicës.

Akoma më vrullshëm kthehen nga dhomat e zhveshjes futbollistët bardhezinj që gjatë fraksionit të dytë do të gjejne shtyllën me Qaton dhe golin e barazimit me Sobovalen thuajse në fund. Pas frenimit të Melos nga shtylla, Sobovale është aty kësaj radhe për të mos gabuar dhe për të shënuar.

Shumë kontestime për golin e vendasve që fillimisht anulohet nga kryesori Maletaj, por pas kontrollit nga VAR, vendimi i kryesorit do duhet të ndryshojë që bardhezinjtë të festojnë pas shumë përpjekjesh.

Kështu, me këtë barazim Laçi dhe Kukësi ndajnë nga një pikë jo me shumë vlerë për pozicionin në klasifikim. Kurbinasit nuk lëvizin nga vendi i shtatë me 21 pikë, ndërsa verilindorët ndodhen një shkallë më poshtë me 19 pikë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!