Laçi- Kukësi e vetmja sfidë e ditës, në mes …Nica

  • Tekniku durrsak me origjinë nga Korça, Stavri Nica dhe ish drejtori sportiv Naim Halili rikthehen në Laç si rivalë. Josa do vazhdimësi me disa…mungesa.

Do të jetë sfida e vetme e Superiores në këtë të shtunë 23 dhjetor 2023. Laçi- Kukësi në duelin mes tyre në strehën e bardhezinjëve duke nisur nga ora 13:30.

Kjo përballje sot e javës së 18-të, dy të tjerat e luajtura dje; Teuta- Dinamo 1-2 dhe Vllaznia- Skënderbeu 5-0 dhe dy takime në program nesër (Egnatia- Tirana dhe Partizani- Erzeni), mbyllin definitivisht vitin kalendarik 2023 e bashkë me të dhe dy fazat e para të edicionit të 85-të të futbollit.

Ndërkaq Laçi pritës pasi arriti të kalojë Skënderbeun javën e kaluar 0-1 do të kërkojë të marrë tri pikë të tjera për të mbyllur vitin në vend të pestë. Ndaj Kukësit do t’i mungojë kapiteni Serxhio Ujka (kartonë) ndërsa Mirel Josa edhe sot nuk do mund të ketë sherbimet e Manellairit e Tresës që vijojnë të kenë probleme fizike.

Te Kukësi, situata është më e mirë pasi i larguari La Torre figuron i vetmi. Lajmi eshte rikthimi i Rashitit pas pezullimitte klubit. Sakaq grupi i Nicës është i fokusuar te ata lojtarë që durrsaku i ka në preferencë për sot dhe të ardhmen. Rikthehet mbrojtësi Vasil Zhongo./Sportiim.al/

Sot:

Laçi- Kukësi 13:30

Të dielën:

Egnatia- Tirana13:30

Partizani- Erzeni 17:00

Luajtur dje:

Teuta- Dinamo Siti 1-2

Vllaznia- Skënderbeu 5-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!