Superiorja luan sfidat e fundit 2023, sot dy ndeshje

Dita e fundit e futbollit elitar për këtë vit kalendarik nis sot në orën 17:00. Dhjetë skuadrat e Superiores përpara se të marrin pushimet e fundvitit të impenjuara në 5 finale të vitit përbyllës 2023. Në fushë sot katër skuadra të çiftuara për javën e fundit të fazës së dytë të edicionit 2023/2024.

Teuta-Dinamo Siti (në ‘Niko Dovana’ Durrës):

Në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit Teuta do të takohet me Dinamo Sitin e cila së fundi e ka patur strehëz impiantin në fjalë. Sfida i gjën të dyja skuadrat me plot kërkesa pasi si Teuta ashtu dhe Dinamo nuk pozicionohen aty ku ata do dëshironin.

16 pikë Teuta e Martinit (e fundit) dhe 19 pikë Dinamo (vendi i 7) e kthejnë duelin e sotëm në një finale të vërtetë. Durrsakët vijnë në këtë ndeshje me kontigjent të përmirësuar por nëse Ledio Beqja është në pikëpyetje (dëmtim) mungesë kryesore është ajo e kapitenit Blerim Korobelli. Riktehet Asjon Daja.

Te Dinamo e Mehmetit alternativat janë pak më ndryshe. Patrik Bardhi dhe kolumbiani Huan Mesa mungojnë ndërsa në pikëpyetje mbetën Denison e Baton Zabërgja. Kthehet në skuadër mbrojtësi Albion Marku.

Vllaznia- Skënderbeu (në ‘Loro Boriçi’)

Vllaznia e rikthyer te rezultatet pozitive në javët e fundit (tre fitore, një barazim dhe një humbje) e kanë rritur optimizimin në ambientin gjithësportiv kuqeblu. Gjashtë pikët e fundit ndaj Dinamos dhe Tiranës në transfertë pritet të ofrojnë më shumë mbështetës në shkallë por përpara një Skënderbeu shpesh herë befasues, shkodranët do duhet të bëjnë sforco të madhe. Kjo pasi Osmanit trajner, do t’i mungojnë dy mbrojtësit anësorë Esin Hakaj dhe Geralb Smajli.

Nga kampi korçar, të zhgënjyer nga humbja e javës së kaluar me Laçin presin reagimin tipik të ekipit që ka treguar se luan ‘hapur’ në udhëtim. Gvozdenoviç i ka gati të tijtë me të cilët jo vetëm ka punuar sistematikisht gjatë javës por dhe ka mbajtur ‘leksione’ besueshmërie.

Java e 18, ora 17:00

Sot:

Teuta- Dinamo Siti

Vllaznia- Skënderbeu

Të shtunën:

Laçi- Kukësi 13:30

Të dielën:

Egnatia- Tirana 13:30

Partizani- Erzeni 17:00 /Erga Kenga-Sportim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!